Ekspertët: Pandemia po shkakton ankth e depresion, situata mund të bëhet e pamenaxhueshme

0
428
Foto: Arkiva - Ilustrim

Krahas kujdesit për tu mbrojtur nga coronavirusi qytetarët duhet kenë parasysh rëndësinë që ka shëndeti mental, porosisin ekspertët. Por ata këshillojnë qytetarët që në këtë kohë pandemie të njerëzit të kujdesen për veten dhe familjen duke mbajtur maskat, përderisa thonë se ashpërsimi i masave rrit ankthin e depresionin dhe mund të krijohet një sitatë e pamenaxhueshme.

Drejtori i Qendrës së Shëndetit Mendor në Prishtinë, Sami Rexhepi, thotë se numri i vjedhjeve mund të rritet dhe të krijohet një mjegull në popull.

Ankthi thotë ai në këtë kohë është i lartë dhe për këtë ai ka kërkuar nga mediet që të kenë kujdes me titujt bombastik, ngase situata mund të bëhet e pamenaxhueshme.

“Çdo mbyllje ka rritjen e ankthit dhe mënyra qysh e manifeston nuk mund ta menaxhojë. Në momentin kur bëhet e pamenaxhueshme fillon kundër nesh. Do të ketë vjedhje më shumë dhe do të krijohet një mjegull. Edhe politika kosovare nuk ka qenë në nivelin e duhur”, tha ai për Ekonomia Online.

“Të gjitha po ndikojnë që ankthi të jetë më i lartë dhe i pamenaxheshme dhe reagimi nuk do të jetë adekuat, por duhet të ketë një kujdes prej medieve ndaj mjekëve që i kemi në vijë të frontit. T’i kursejmë me tituj bombastik”, shtoi ai.

Në këtë periudhë porosit Rexhpi ndihma nga neuropsikiatri është shumë e nevojshme, prandaj thotë ai është përgjegjësi e gjithsecilit të kontribuojë në këtë luftë.

“Ndihma nga neuropsikiatri është shumë e nevojshme, sepse po flasim për parandalimin e virusit. Është detyrim i joni ta mbrojmë këtë vend prej përhapjes më të madhe. Apelojë në përgjegjësinë e secilit, sepse në këtë luftë nëse jemi së bashku mund ta fitojmë. Ne mundemi për të bërë shumë që të mbrojmë shtresën më të ndjeshme sepse është detyrë e çdo njërit”, shtoi Rexhepi.

Psikologia, Rrezarta Sadiku ka thënë pandemia ka ndikuar negativisht në shëndetin mental të popullatës.

Tutje, ajo tha se me lirim e masave në fazën e dytë njerëzit fituan lirinë psikologjike e cila ndikoi që në aspektin fizik të rrezikohemi.

“Kjo është një problematikë shumë e madhe që mund të them që emocionet shpeshherë i neglizhojmë duke marrë parasysh që ankthi dhe depresioni dhe frika është jashtëzakonisht e madhe. Po nisem nga fillimi i pandemisë ka qenë diçka e re dhe e papritur dhe popullata ka qenë një efekt negativ e gjithë kësaj ndodhie”.

“Pas lirimit të masave fituam një liri atë çka na kemi nevojë si qenie njerëzore të funksionojmë por shpeshherë duke marrë parasysh që në aspektin psikologjik u liruam, ndërsa në atë fizik u rrezikuam. Duke përfshirë emocionet njerëzit janë të hutuar, të frikësuar dhe ky peng i kësaj situate ka lënë pasoja dhe është duke lënë te njerëzit”.

Sadiku tha se dhuna në familje në fazën parë ka qenë shumë prezent duke marrë parasysh kufizimet.

Sipas saj, pandemia ka hedhur në pah ato problemet në familje dhe realitetin brenda tyre, duke lënë edhe pasoja të mëtutjeshme.

Leave a Reply