Ekspertët gjermanë: Ata nën 60 vjeç të mos e marrin dozën e dytë të AstraZeneca-s

0
341

Komisioni për Vaksina në Gjermani, i njohur si STIKO, të enjten rekomandoi që njerëzit nën moshën 60-vjeçare, të cilët e kanë marrë dozën e vaksinës së kompanisë AstraZeneca kundër Covid-19, duhet të marrin vaksinë tjetër si dozë të dytë.

Më herët gjatë kësaj jave, Gjermania tha se vetëm personat mbi moshën 60-vjeçare duhet ta marrin këtë vaksinë për shkak të efektit anësor të rrallë por të ashpër të mpiksjes së gjakut. Autoritetet thanë se më vonë do të dalin me tjetër rekomandim për të rinjtë, të cilët tashmë e kanë marrë dozën e parë të vaksinës së AstraZeneca-s.

Në një rekomandim të përditësuar në faqen e tij, komisioni STIKO tha se nuk ka dëshmi specifike për sigurinë e dozave të përziera të vaksinave të ndryshme, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

“Deri në kohën kur të jenë të gatshme të dhënat e duhura, STIKO rekomandon që personat nën 60 vjeç, në vend se ta marrin dozën e dytë të AstraZeneca-s, të marrin një dozë të vaksinës me mRNA 12 javë pas dozës së parë”, thuhet në deklaratën e këtij komisioni.

Në mesin e vaksinave që janë të zhvilluara sipas teknologjisë mRNA janë vaksinat e kompanive Pfizer-BioNTech dhe Moderna.

Leave a Reply