Ekskluzive: LDK-ja në Prizren qëndron neutrale në balotazhin e 14 nëntorit

0
628

Dega e LDK-së në Prizren sot ka mbajtur mbledhjen e radhës, me ç’rast është diskutuar për rezultatin zgjedhor si dhe për çështjen e balotazhit.

04 Online ka mësuar nga burime brenda LDK-së se është marrë vendim i përbashkët që në balotazhin e 14 nëntorit të jetë neutrale.

“LDK-ja mbetet neutrale, nuk e përkrahë as njërin e as tjetrin”, ka thënë për 04 Online në kushte anonimiteti një zyrtar i kësaj partie.

LDK-ja sapo ka dal edhe me komunikatën për medie, duke e konfirmuar lajmin e 04 Online.

Komunikata e plotë e LDK-së:

Ne takimin qe sapo mbajtem, kryesia e LDK-se ne Prizren, vendosi qe te mos i bashkohet asnjerit kandidat per kryetar te Prizrenit.
Qytetaret e Prizrenit, perfshi edhe simpatizantet e votuesit tane, do ta kene rastin ti degjojne edhe njehere programet qeverisese te dy kandidateve pergjate fushates se balotazhit dhe ne baze te tyre te vendosin lirshem se ku ta japin voten e tyre.
Ne LDK-ja e kemi mbyllur garen tone dhe do te fillojme menjehere te mirremi me veten, te bejme analizen e thelle te performances ne keto zgjedhje, e ne baze te saj do ta fillojme pastaj riorganizimin dhe konsolidimin e radheve tona.
Dalja ne votim eshte e drejte demokratike dhe ne i ftojme te gjithe qutetaret qe te shfrytezojne kete te drejte duke votuar sipas vullnetit te tyre.
LDK – Prizren

Leave a Reply