Ekskluzive: Këta janë emrat e ministrave nga LDK, Abdixhiku mbetet jashtë

0
568

I pari i LDK’së Isa Mustafa dje bëri të ditur se kjo parti po e pret publikimin e aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese për të thirrur seancën për zgjedhjen e qeverisë së re.

Mustafa përmes një statusi në Facebook tha se janë të interesuar ta respektojnë Gjykatën Kushtetuese dhe procedurat demokratike Sipas burimeve të Periskopit brenda LDK’së, kjo parti pritet që sot pasdite të mbajë mbledhje të kryesisë, ku pritet të diskutohet për emrat nga LDK’ja që do të jenë pjesë e kësaj qeverie.

Siç njofton ky burim.

Zv/kryeministër nga ana e LDK’së pritet të jetë Driton Selmanaj, dhe ministra:

Hykmete Bajrami-Ministre e Financave,

Arban Abrashi-Ministër I Infrastrukturës,

Agim Veliu-Ministër i Punëve të Brendshme,

Vlora Dumoshi-Ministre e Kulturës,

Besian Mustafa-Ministër i Integrimeve,

Armend Zemaj-Ministër i Bujqësisë,

Anton Quni, Ministër i FSK’së por që kjo ende është në diskutim pë shkak se kjo minstri ka mundësi t’i jepet AAK’së, dhe se nëse kjo i jepet AAK’së LDK’ja pritet ta ketë Ministrinë e Shëndetësisë në krye me Valbon Krasniqin, i ka thënë ky burim Periskopit.

Siç thotë ky burim, Lumir Abdixhiku nuk ka pranuar të jetë minister./PERISKOPI

Leave a Reply