“EKO Pastrimi” lanson ofertën me 30% më lirë për dezinfektim, dezinsektim dhe deratizim për muajin prill

0
331

Dezinfektimi është proces që përfshinë eliminimin e shumicës së mikroorganizmave patogjen në objekte dhe hapësira të ndryshme.

Kompania “EKO Pastrimi” nga Suhareka është e dëshmuar për sukseset e saj në dezinfektim, deratizim dhe dezinsektim. Meqë jemi në kohë pandemie, dezinfektimi i shtëpive, zyreve, ordinancave, shkollave, lokaleve dhe hapësirave tjera ku punohet, vlerësohet si i rëndësishëm dhe i nevojshëm.

Dezinfektimi aplikohet per sigurinë e njerëzve duke ulur shkallën e transmetimit të sëmundjeve. Për dezinfektim “EKO Pastrimi” përdorë produktet apo dezinfektuesit e ndryshëm qe synojnë të shkatërrojnë patogjenet që dëmtojnë shëndetin tonë.

Zakonisht bënë përdorimin e produkteve gjermane, më saktësisht “Xyloquat Plus” që është i destinuar për industri ushqimore, spitale, restaurante, ambiente të brendshme,i cili vlerësohet shumë efektiv në luftimin e infeksioneve të shkaktuara nga bakteret Escherichia coli, Pseudomonas aeruginosa, Staphylococcus aureus, Salmonella sp, etj., infeksionet nga myqet dhe kerpudhat S.cerevisiae, Monilla sp, Aspergillus, etj., si dhe infeksionet virusale si HIV, Hepatitis B etj dhe virusin aktual që po tronditë tërë botën.

Prandaj, “EKO Pastrimi” për muajin prill vjen me ofertë prej 30% më lirë për dezinfektim veçmas për shkollat, universitetet dhe shtëpitë, duke garantuar për cilësi të lartë në shërbime dhe produkte.

Leave a Reply