Edhe pse mori dy dozat e vaksinës Pfizer, infektohet me koronavirus kongresmeni demokrat në SHBA

0
301
Foto: Ilustrim

Kongresmeni demokrat Stephen Lynch, i cili ka marrë dy dyja dozat e vaksinës kundër COVID-19, rezultoi pozitiv pasditen e djeshme.

“Këtë pasdite Përfaqësuesi i SH.B.A. Stephen F. Lynch rezultoi pozitiv për COVID-19 pasi një anëtar i stafit në zyrën e Kongresmenit në Boston ishte testuar pozitivisht në fillim të javës,” tha zëdhënësi i kongresmenit.

Kongresmeni kishte marrë një dozë të dytë të vaksinës Pfizer dhe ishte testuar negativisht për Covid-19 përpara se të merrte pjesë në inaugurimin e Presidentit Joe Biden më 20 Janar, shkruan Cnn.

Vaksinat Covid-19 parandalojnë sëmundjen, por jo domosdoshmërisht parandalojnë infeksionin. Nëse dikush rezulton pozitiv dhe nuk sëmuret, vaksina ka funksionuar. Nëse dikush rezulton pozitiv brenda disa javësh nga marrja e dozës së dytë, kjo mund të jetë për shkak se vaksina nuk ka filluar ende të japë efektin. Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve deklaroi se fitimi  i imunitetit ndaj Covid-19 “zakonisht zgjat disa javë” pas vaksinimit.

Leave a Reply