Edhe një margaritar tjetër nga mësuesit anadrinas Skender Gashi dhe Rrezart Veseli

0
459

Një tekst simpatik me 56 faqe, me 24 teste nga të gjitha lëndët mësimore, me ilustrime të bukura të secilës pyetje, të gjitha në kolor, tashmë është pronë e të gjithë nxënësve nga klasa e parë deri në klasën e pestë të shkollave fillore të ulta të komunës së Rahovecit.

Libri i ri me të gjitha testet e nevojshme për një vit të tërë i cili tashmë do të lehtësojë punën përgaditore të mësuesve, do t’u servojë nxënësve teste të përgaditura në nivel të lartë profesional, të ilustruara mirë dhe në kolor, do të kursejë shkollat nga përgaditja e testeve, padyshim që do të ngrisë edhe cilësinë në mësimdhënie dhe mësimnxënie.

Këtë punë të bukur dhe me një kujdes të veçantë profesional, e sollën në dritë mësuesit tanë të palodhshëm Skender Gashi dhe Rrezart Veseli, vetëm disa muaj pasi e kishin përfunduar librin Pakoja Pedagogjike, që përmbanë të gjitha dokumentet e nevojshme për menaxhimin e punës së mësimdhënësit, i cili është në botim e sipër nën përkujdesjen e Drejtorisë komunale të Arsimit e Komunës së Rahovecit.

Ky libër është prodhuar dhe shpërndarë në 3000 kopje, aq sa është edhe nevoja për të gjitha shkollat e komunës së Rahovecit. Autorët tregojnë se libri është pritur shumë mirë dhe nuk ka asnjë vërejtje nga punëtorët e arsimit, përkundrazi ka marrë kritikë shumë pozitive.

Drejtoria Komunale e Arsimit në Rahovec librin e ka vlerësuar lartë dhe shumë të nevojshëm, njëkohësisht u ka rekomanduar të gjitha shkollave që ta marrin në përdorim.

Libri është regjistruar në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë ku i është dhënë edhe Kodi i Autorësisë, ISBN -ja dhe mbrohet me ligj nga riprodhimet pa dijeninë e autorëve.

Përveç shkollave të komunës së Rahovecit, interesim për furnizim me këtë libër kanë filluar të shfaqin shumë shkolla të komunave të Malishevës, Klinës, Suharekës, Fushëkosovës etj.

Ky interesim në rritje dhe vlera e këtij libri në procesin mësimor ka bërë që autorët të planifikojnë që t’iu bëjnë oferta për furnizim të gjitha komunave të Kosovës./Anadrini Press

Fotografia e Anadrini PRESS
Fotografia e Anadrini PRESS
Fotografia e Anadrini PRESS
Fotografia e Anadrini PRESS
Fotografia e Anadrini PRESS

Leave a Reply