Edhe Lutfi Haziri kandidat për kryetar të LDK-së

0
367

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka bërë të ditur se në mbledhjen e mbajtur sot u paraqitën edhe dy kandidatura për Kryetar të LDK-së, shkruan Gazeta Blic.

Përmes një njoftimi në Facebook,  LDK ka njoftuar se ka edhe kandidat të tjerë, të cilët mund të paraqiten ditëve në vijim.

Njoftimi i plotë:

Sot, Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, mbajti mbledhjen e rradhës me qëllim të përgatitjes sa më të mirë të Kuvendit të LDK-së, përkatësisht Kuvendit për zgjedhjen e Kryetarit të LDK-së.

Në mbledhje u dakordua për përgatitjet e nevojshme dhe të domosdoshme për mbledhjen e Kuvendit dhe në parim u konfirmuan edhe emrat e delegatëve të Kuvendit, të cilët janë konfirmuar nga secila degë e LDK-së.

Në mbledhjen e sotme, u paraqitën edhe dy kandidatura për Kryetar të LDK-së. Kandidaturat për Kryetar të LDK-së i paraqitën z. Lutfi Haziri nënkryetar i LDK-së dhe Kryetar i Gjilanit si dhe z. Lumir Abdixhiku, anëtar i Kryesisë së LDK-së.

Në mbledhje gjithashtu u shpreh se ka edhe kandidatura tjera, që mund paraqiten ditëve në vijim.

Leave a Reply