Edhe 6 persona të infektuar me COVID-19 në Suharekë

0
528

Më datën 15 prill në Suharekë është konfirmuar edhe rasti i 16-të pozitiv me covid-19, saktësisht nga fshati Peqan me vendbanim në Suharekë.

Për të parandaluar përhapjen e covid-19 Qendra Rajonale e Shëndetësisë Publike në Prizren ka hulumtuar dhe gjurmuar kontakte të pacientëve nga Vraniqi dhe një pacienti tjetër nga Suhareka, me ç’rast gjatë ditës janë marrur 17 mostra.

Nga 16 mostrat e marrura sot me SARS-CoV-2 pozitiv sot janë diagnostikuar gjithsej gjashtë (6) raste, 4 nga fshati Vraniq dhe 2 raste kontakte me pacientin e datës 14 prill.

Në një prononcim për SuharekaOnline drejtori i QRSHP-së në Prizren, Dr.Fadil Kryeziu. ka konfirmuar lajmin dhe ka bërë të ditur se sot do të merren mostrat nga 13 raste kontakti të 2 pacientëve nga Vraniqi dhe 3 raste të tjera kontakti të pacientit nga Suhareka të datës 14 prill.

Komuna e Suharekës ka 16 qytetar të prekur me covid-19, 2 në Suharekë (një i shëruar), 2 raste të tjera nga Bllaca, 2 nga Vraniqi, 3 nga Studençani, 5 nga Semetishti (një i vdekur), 1 nga fshati Peqan me vendbanim në Suharekë dhe 1 që gjendet në Qendrën e Studentëve.

Leave a Reply