E tmerrshme: Disa meshkuj rrahin një femër, dyshohet se ia ndërprenë shtatzëninë

0
302
Foto: Ilustrim

Të hënën, me datën 5 prill, disa persona kanë rrahur një femër, shtetase e Shqipërisë, në Lagjen Ulpiana të Prishtinës.

Sipas raportit të Policisë, të dyshuarit ende nuk kanë arritur të identifikohen, transmeton Indeksonline.

Përveç dhunës, ekziston dyshimi se ndaj viktimës personat e dyshuar mund të kenë kryer veprën penale ndërprerje e shtatzënisë dhe shantazh.

Në lidhje me këtë rast është njoftuar edhe prokurori i shtetit. Hetimet ende janë duke vazhduar.

Leave a Reply