E rëndë, djali rrah babain dhe kunatën në Prizren

0
581
Foto: Ilustrim

Një rast i rëndë ka ndodhur dje në Prizren rreth orës 14:30, ku një person i dyshuar e ka sulmuar fizikisht babain dhe kunatën e tij, shkruan 04 Online.

Siç thuhet në raportin e policisë në Prizren, viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, derisa i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait dhe kunatës së tij, që të dytë kosovar. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online

Leave a Reply