Dy raste të dhunës në familje në Prizren

0
449
Foto: Ilustrim

Dhuna në familje vazhdon të jetë e pranishme në mesin tonë. Kjo dëshmohet edhe nga raportimet e shumta që bëhen te Policia e Kosovës.

Në raportin 24 orësh të PK-së, rezulton se vetëm gjatë ditës së djeshme janë raportuar dy raste të dhunës në familje në Prizren.

Prizren, 10.03.2021 – 10:48. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, është kanosur me mjet të mprehtë nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Nuk raportohet për të lënduar e as të arrestuar. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Prizren, 10.03.2021 – 02:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari është dërguar në ndalim policor për 6 orë.

Leave a Reply