Dy persona rrahin një burrë në Prizren, përdorin edhe sprej

0
338

Një person ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga dy persona të panjohur në Prizren, rreth orës 16:15, shkruan PrizrenPress

Sipas raportit 24 orësh të policisë, ai kishte qenë me vajzën e tij, kur është sulmuar nga dy të dyshuarit, të cilët kanë përdorur edhe sprej.

Ai ka pranuar tretman mjekësor.

“Prizren 03.04.2021 – 16:15. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte me vajzën e tij, është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar të panjohur, ku edhe kanë përdorur sprej. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Rasti nën hetime”, thuhet në raport./ PrizrenPress.com

Leave a Reply