Dy persona në Prizren rrihen mes vete, përfundojnë në spital

0
59
Foto: Ilustrim - 04 Online

Dy persona janë rrahur mes vete në Prizren, të cilët janë detyruar të kërkojnë trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit për shkak të lëndimeve që kanë marrë.

Rrahja ka ndodhur si rezultat i një mosmarrëveshje që kanë pasur mes vete.

“Është raportuar se pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë dhe si pasojë kanë pësuar lëndime trupore, dy të dyshuarit janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Prizrenit. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton Policia e Kosovës./04 Online

Leave a Reply