Dy persona e djegin qëllimisht një veturë

0
295
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka raportuar se pas mesnatës së ditës së diel, një grua ka raportuar se dy persona të panjohur i kanë djegur veturën.

Ndërsa zjarrfikësit kanë arritur që ta lokalizojnë zjarrin.

Në anën tjetër bëhet e ditur se policia po vazhdon të kryej hetimet e nevojshme për zbardhjen e këtij rasti.

“Raportohet se iu është djegur automjeti në afërsi të shtëpisë së ankueses femër kosovare. Dyshohet se dy persona me maska antikovid me kapela qëllimisht ia vejnë flakën veturës me targa KS. Zjarrfikësit kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin. Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante policore”, thuhet në raportin 24 orësh.

Leave a Reply