Dy hajna vjedhin në një lokal në Prizren

0
405

Një rast i vjedhjes ka ndodhur në një lokal në Prizren.

Sipas policisë dy persona janë futur dhe kanë vjedhur kasafortën me para në brendi të një lokali afarist gjatë natës së mbrëmshme. N jëri nga të dyshuarit është arrestuar ndersa  tjetri gjendet ende në arrati.

Raporti i policisë:

“Prizren 07.02.2021-01:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti në bashkëveprim me një të dyshuar tjetër mashkull kosovar i cili gjendet në arrati, duke depërtuar me forcë në brendinë e lokalit të ankuesit mashkull kosovar kanë vjedhur kasafortën me një shumë parash(nuk dihet saktësisht shuma). I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Leave a Reply