Dy familje në Prizren bëhen llom me shkopa të sakicës

0
608

Policia e Kosovës ka njoftuar për rrahje mes dy familjeve dje në Prizren, raporton Gazeta Express.

Sipas Policisë, në rrahje janë përfshirë pesë meshkuj kosovar, ku si pasojë e rrahjes njëri nga ta ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në QKUK.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy shkopi të sopatave.

Tre nga ta janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje.

“Pas një mosmarrëveshje ka ardhur deri te rrahja në mes dy familjeve, ku janë përfshirë pesë meshkuj kosovar. Si pasoj e rrahjes, viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në QKUK për tretman, ndërsa katër të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta. Në vendin e ngjarjes, janë gjetur dhe konfiskuar dy shkopi të sëpatave. Me vendim të prokurorit, tre të dyshuar janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar”, thuhet në raportin e Policisë.

Leave a Reply