Durmishi i kundër-reagon Shehut: Kur të duash dhe ku të duash i ballafaqojmë faktet

0
22

Ka shpërthyer një debat i ashpër mes Nismës Socialdemokrate dhe LVV-së në Prizren pas shkarkimit të Drejtorit të Arsimit, Gani Gërmizaj, dhe pas daljes nga koalicioni nga Nisma sot gjatë ditës.

Fillimisht Visar Shehu nga LVV-ja ka mohuar kritikat e Nismës Socialdemokrate, madje duke i quajtur edhe gënjeshtra. E lidhur me këto ka ardhur kundër-reagimi nga Nisma Socialdemokrate përmes anëtarit të Kryesisë, Nysret Durmishi, i cili ka shprehur gatishmëri për ballafaqim të fakteve rreth bazës ligjore të konkursit, vlerësimit real të kandidatëve apo edhe të komunikimit përmes rrjeteve sociale ndërmjet partnerëve të koalicionit.

Reagimi i plotë i Nysret Durmishi:

“Kundëreagim me shkas!!
Visar Shehu, djali i mikut tim,duket te jetë një djal i zgjuar,intelegjent pedant e puntorë,por ne fakt deri më tani ka dëshmuar se është vetëm një gënjeshtar.
Visar, kur të duash dhe ku të duash i ballafaqojmë faktet.
Ndaqë për zhvillimin e konkursit ne bazë ligjore,ndaqë per vlersimin real te kandidateve,ndaq per komunikimin me fcb,nese ti se di,pyete kryetarin tënd,kuj ja ka komunikuar nga NISMA,me kendë ka folë paraprakisht,mos u ban djal i keq,se te kam njoftë per djal te mire!
Nysret Durmishi
Anetar i kryesis
NISMA dega ne Prizren!”, thuhet në reagimin e Durmishit./04 Online

Leave a Reply