Drita Millaku më e votuara nga kandidatet për deputete nga Prizreni

0
872

Kandidatja për deputete nga LVV-ja në Prizren, Drita Millaku ka marrur më së shumti vota nga kandidatet femra prej të gjitha subjekteve politike.

Millaku ka arritur që ti marrë 14 mijë e 692 vota në nivel vendi, duke dalë femra më e votuar nga kandidatet për deputete nga Prizreni.

Pas Millakut më e votuara ka rezultuar Yllza Hoti po nga LVV-ja me 5.911 vota, pasuar nga Luljeta Veselaj – Gutaj nga PDK-ja me 4.196 vota, pastaj Albulena Balaj – Halimaj nga Nisma Socialdemokrate me 3.995 vota, Mybera Mustafa nga LDK-ja me 1.393 vota dhe Afërdita Morina – Bifar nga LDK-ja me 857 vota./04 Online

Leave a Reply