Drita Millaku më e votuara nga kandidatet femra në Prizren në zgjedhjet e 6 tetorit

0
269

Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës të cilat janë mbajtur me 6 tetor për herë të parë kanë mundësuar numrin më të madh të deputetëve nga ky qytet në tërë historinë e zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura pas vitit 1999-të.

LVV-ja dhe LDK-ja kanë arritur ti fitojnë nga katër vende në Kuvendin e Kosovës, me potencial për të fituar edhe nga një vend nëse ndonjëri nga deputetët aktual marrin pozita në qeverinë e rë të drejtuar nga Albin Kurti.

Si rrjedhojë, 04 Online ka siguruar votat e kandidateve nga të gjitha partitë, ku Drita Millaku ka dal të jetë më e votuara në qytetin e Prizrenit.

Si më poshtë ju prezantojmë kandidatet për deputete sipas numrit të votave të marra në Prizren:

  • Drita Millaku (LVV): 4 mijë e 468 vota;
  • Dafina Alishani (LVV): 3 mijë e 654 vota;
  • Yllza Hoti (LVV): 3 mijë e 203 vota;
  • Ymran Fusha (PDK): 2 mijë e 384 vota;
  • Hyra Tejeci (LDK): 2 mijë e 140 vota;
  • Albulena Balaj – Halimaj (NISMA): 1 mijë e 912 vota;
  • Emilija Rexhepi (NDS): 1 mijë e 799 vota;
  • Duda Balje (VAKAT): 1 mijë e 703 vota;
  • Sadije Jakupi (LDK): 1 mijë e 302 vota;
  • Luljeta Veselaj – Gutaj (PDK): 1 mijë e 234 vota;
  • Ramize Shala (AAK): 358 vota;
  • Shqipe Kastrati (PSD): 171 vota.

Ju kujtojmë se kandidatët e Nismës Socialdemokrate dhe AAK-së nuk kanë arritur të fitojnë asnjë vend në Kuvendin e Kosovës, ndërsa më së keqi ka dalë PDK-ja, pasi nga ky subjekt politik prej tetë kandidatëve për deputet, vetëm Kujtim Gashi ka arritur ti marrë votat e mjaftueshme për një vend në Kuvendin e Kosovës./04 Online

Leave a Reply