Drejtoresha e Arsimit në Prizren anulon konkurset e ish-drejtorit Gani Gërmizaj

0
128
Xhemile Thaçi - Vezgishi - Drejtoreshë e Arsimit

Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Xhemile Thaçi – Vezgishi, ka marrë vendim për t’i anuluar disa konkurse të hapura më parë nga drejtori tashmë i shkarkuar, Gani Gërmizaj.

Ju kujtojmë se Gërmizaj ishte shkarkuar për shkak të shkeljeve të dispozitave ligjore gjatë procedurës së formimit të komisioneve përgjedhëse për këto konkurse. Madje edhe vet drejtoresha e re e ka dhënë arsyetimin e njëjtë për marrjen e vendimit që i anulon këto konkurse.

Siç ka mësuar 04 Online, bëhet fjalë për gjashtë konkurse të hapura në kohën e Gërmizajt, të cilat janë anuluar përmes një vendimi gjatë ditës së sotme./04 Online

Leave a Reply