Donika Kadaj: Nuk ndjehem rehat me qëndrimet e Avdullah Hotit ndaj Serbisë, prandaj s’e votova

0
432

Deputetja e AAK’së, Donika Kadaj – Bujupi ka treguar arsyet pse nuk e votoi sot Qeverinë e Avbdullah Hotit, pjesë e të cilës është partia e saj.

Kadaj – Bujupi thotë se Hoti nuk i paraqet qëndrimet e saj, duke përmendur se kryeministri i tanishëm ka qenë pro heqjes së tarifës ndaj produkteve serbe.

Tutje deputetja e AAK’së përmend se me zgjedhjen e Hotit kryeministër, “në tavolinë” është anashkaluar Vjosa Osmani e cila u votua për kryeministre.

Kryeministri Avdullah Hoti qëndron në anën e kundërt të besimeve të mia politike. Ai ishte i pari dhe më i zëshmi që insistonte në heqjen e taksës ndaj Serbisë. Në fazën në të cilën ndodhet Kosova, nuk mund të ndjehem rehat kur një shef ekzekutivi drejton dialogun me Serbinë me të tilla qëndrime. Ky dialog ka shumë paqartësi dhe shumë udhëkryqe. Prandaj kërkon një udhëheqje të qëndrueshme dhe parimore.

Jam e vetëdijshme që në zgjedhje nuk votohet për kryeministër. Pra jo domosdoshmërisht kandidati/ja që ka fituar më shumë vota duhet të jetë domosdoshmërisht kryeministër. Por nuk mund të themi se vota e qytetarëve nuk është fare e rëndësishme. Në këtë rast është anashkaluar nje grua e cila u votua për kryeministre dhe u caktua një kandidat tjetër në tavolinë.

Prandaj edhe nuk votova për Hotin kryeministër.

Leave a Reply