Donika Kadaj-Bujupi me dy fëmijët rezultojnë pozitivë me COVID-19

0
623

Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi së bashku me dy fëmijët e saj kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Lajmin e ka bërë të ditur vet deputetja në një postim në Facebook.

“Dje kam rezultuar pozitiv në testin për Covid-19. Njëjtë sikur unë, edhe dy fëmijët e mi, Dardani e Doruntina. Prej se e kemi marrë testin jemi vetëizoluar dhe do të qëndrojmë kështu duke respektuar rekomandimet e IKShPK, të cilët i falënderoj për punën e pandalshme e të palodhshme. Është momenti ta ruajmë njëri-tjetrin, duke ndjekur veç tre hapa: mbajtje të maskës, mbajtje të distancës dhe mbajtje të higjienës personale”, ka shkruar Donika Kadaj-Bujupi.

Leave a Reply