“Disa kanë ngrënë gjithë jetën bukë e ujë” – histori të fëmijëve të braktisur në Kosovë

0
352

Që nga viti 2001 e deri në vitin 2020 në SOS fshatrat e Kosovës janë regjistruar 489 fëmijë të cilët ishin braktisur nga familja e tyre. Këta fëmijë i përkisnin moshës prej 0-3 vjeç.

Të gjithë fëmijët janë të veçantë, secili e ka storien e tij.  

Besnik Peci, udhëheqës i Kujdesit Alternativ, për Gazetën Express ka thënë se në këto SOS fshatra ka pasur fëmijë i cili ishte 5-vjeçar dhe nuk ka qenë në dijeni se si duhet të hahet buka.

“Disa nuk kanë ditë as me hongër bukë, është dashtë me mësu 5-vjet lugën qysh duhet me kap, ose me ja provu shijet e ushqimeve që nuk i kanë provuar asnjëherë, për shkak se ka honger veç bukë e ujë. Ka qenë shumë befasi për ta, sikur me shiju diçka që po të pëlqen shumë e të ka ikë deri tash pa e provuar”, tha Peci për Gazetën Express.

Në këto fshatra është SOS nëna dhe SOS tezja të cilat kujdesen për fëmijët, në mënyrë që mos t’u mungojë dashnia e nënës. Por, ka pasur raste fëmijët nuk kanë ditë as të flasin, pasi sipas Pecit, kanë pasur ndjenja shumë të madhe të frikës sepse kanë kaluar nëpër trauma të ndryshme.

Por, ka edhe prej tyre që pas disa viteve janë ribashkuar me familjet e tyre biologjike. Udhëheqëxsi i kujdesit Alternativ na tregon emocionet që ndjehen kur fëmija ribashkohet me nënën apo familjen e tij biologjike.

“Janë procese shumë të vështira emocionale edhe për neve, për arsye se po largohemi nga fëmijët që i kemi pasur nën kujdes, në të njëjtë kohë fëmijët vetë pasi ribashkohen, në qoftë se kanë qëndruar një kohë të gjatë dhe kanë krijuar një identitet të ri, pritojnë në rastë të caktuara edhe me u ribashku”, tha Peci, duke shtuar se ribashkimi i tyre me familjet për ta është gëzim i madh pasi në disa raste është e pamundur ribashkimi me familjet biologjike, pasi nuk i kanë fare.

“Megjithatë, ribashkimi me nënën biologjike është një moment historik në jetën e atij fëmija, ka pasur emocione të ndryshme, janë përcjellur me gëzim e me lot. Por gjithashtu edhe me lot mërzije pasi po largohen nga vendi ku janë rritur dhe thjesht pavarësisht në cilën periudhë ribashkohen, ata përgatitet për këtë ribashkim, por prapë se prapë emocionet  janë intensive dhe të fuqishme”, shtoi Peci.

355 prej fëmijëve të braktisur janë adoptuar, ndërsa 47 janë strehuar nëpër familje. Por, ka edhe prej tyre që janë ribashkuar me familjen e tyre.  51 fëmijë deri sot janë kthyer në familjet biologjike. /Express/

Leave a Reply