Disa fshatra të Prizrenit mbesin pa ujë të pijes

0
413

Për shkak të problemit me furnizim me energji elektrike tek Stacioni i Pompave në Vërmicë, disa fshatra nga mbrëmë kanë mbetur pa ujë të pijes.

“K.R.U.“HIDROREGJIONI JUGOR“ SH.A PRIZREN njofton konsumatorët se, për shkak të problemit me furnizim të energjisë elektrike tek Stacioni i Pompave në Vërmicë, prej datës 29.11.2020 nga ora 21:00 dhe deri më sot ka ndërprerje të furnizimit me ujë të pijes.
Nërprerje ka në këto fshatra:

Fsh. Zhur
Fsh. Vërmicë
Fsh. Dobrusht
Fsh.Shkozë
Pika kufitare Morinë.
Me rikthimin e energjisë elektrike, do të rikthehet edhe furnizimi i rregullt me ujë të pijes”, thuhet në njoftimin e Hidroregjionit Jugor./04 Online

Leave a Reply