Dimri nuk dorëzohet!

0
365

Përkundër ardhjes së pranverës dhe ngritjes së temperaturave dimri ende ‘kërcënon’ me reshje të reja bore në shumë vise të Republikës së Kosovës, sidomos në rajonet kodrinore/malore, por duke mos përjashtuar edhe disa ultësira.

Edhe sot dhe nesër pritet të kemi mot kryesisht stabil, të ngrohtë dhe me intervale të gjata kohore me diell.

Të premtën do të kemi destabilizim të motit, fillimisht priten reshje shiu dhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Të shtunën reshje të reja dhe ulje të theksuara të temperaturave, ku në mbrëmje mund të kemi edhe reshje bore. Depërtimi i masës së ftohtë ajrore nga verilindja e Kontinentit dhe cikloni në jug të Adriatikut dhe Detin Jon pritet të kushtëzojnë reshje herë pas here të dendura atmosferike. Në Kosovë të dielën përpos reshjeve të shiut, mund të ketë edhe reshje bore veçanërisht në viset kodrinore-malore, por duke mos përjashtuar mundësinë që reshje bore të ketë edhe në disa ultësira të Kosovës.

Informacione të reja gjatë ditës./Meteoballkan

Leave a Reply