Digjet një shkollë në Mushtisht të Suharekës

0
420

Shkolla e vjetër në fshatin Mushtisht të Suharekës është përfshirë nga zjarri mëngjesin e djeshëm, raporton Gazeta Sinjali.

Drejtori i kësaj shkolle ka raportuar në polici se dikush ia ka vënë flakën kësaj shkolle, e cila ishte jashtë funksionit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, si dhe zjarrfikësit, të cilët kanë arritur që ta lokalizojnë zjarrin.

Përveç dëmeve materiale, policia njofton se nuk është lënduar askush.

Leave a Reply