Digjen 8 mijë zogj të pulave në një fermë në Prizren

0
353

Një fermë e pulave në lagjen “Bajram Curri” në Prizren është përfshirë nga zjarri. Si pasojë e zjarrit, janë djegur tetë mijë zogj të pulave dhe një pjesë e fermës, transmeton Gazeta Metro.

Policia ka bërë me dije se janë duke e hetuar rastin dhe se për ngjarjen është informuar edhe prokurori.

Sipas Policisë ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ferma e tij e pulave është përfshirë nga zjarri.

Njësitet policore, zjarrfikësit dhe ekipi i KEDS-it kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin.

Si pasojë e zjarrit, të lënduar nuk ka, ndërsa janë djegur rreth 8,000 (tetëmijë) zogj të pulave dhe po ashtu është djegur edhe një pjesë e fermës-objektit.

Njësitet policore janë duke hetuar rastin, ndërsa është informuar edhe prokurori lidhur me rastin”, thuhet në raport.

Leave a Reply