Diaspora ia mësyn Kosovës për Bajram, fluturime të shumta nga Zvicra

0
300

Pandemia nuk ka penguar diasporën për të ardhur në Kosovë, por masat në vendet evropiane kanë bërë që numri i udhëtarëve për në Kosovë të ulet.

Menjëherë pas lirimit të masave nëpër disa vende evropiane është vërejtur rritja e numrit të qytetarëve që kanë ardhur në Kosovë, ose kanë planifikuar ardhjen gjatë ditëve në vijim.

Në një përgjigje për lajmi.net, zëdhënësja e Aeroportit të Prishtinës, Valentin Gara, ka thënë se deri për festën e Fitër Bajramit më 13 maj, janë shtuar rreth 16 fluturime.

“Nëse i referohemi fluturimeve, deri me datën 13 janë shtuar rreth 16 fluturime”, ka thënë ajo.

Tutje, ajo ka bërë të ditur se që nga heqja e karantinës në Zvicër, është shtuar numri i fluturimeve gjatë muajit maj.

“Që nga heqja e karantinës nga shteti zviceran për udhëtarët nga Kosova, janë shtuar rreth 40 fluturime shtesë gjatë muajit maj”, ka bërë të ditur Gara.

Kujtojmë se shkaku i pandemisë, Kosova është përballur me ndalesa pasi ka qenë pjesë e listës së zezë në disa vende evropiane.

Kjo ka ndikuar në uljen e numrit të vizitorëve në Kosovë, me ç’rast është ulur edhe numri i fluturimeve nga diaspora për në Kosovë.

Leave a Reply