Deri më sot, 19 vdekje në Prizren nga COVID-19

0
480

Deri më sot, 150 të vdekur të infektuar me COVID-19 janë konfirmuar në Kosovë.

Numrin më të lartë të vdekjeve si pasojë e virusit e ka komuna e Prishtinës, ku janë shënuar 23 të vdekur.

Pas saj, 19 vdekje janë raportuar në komunën e Prizrenit e 11 persona kanë vdekur në Vushtrri.

10 persona të infektuar me COVID-19 kanë vdekur në Pejë, ndërsa 8 viktima janë shënuar në Rahovec.

Në Ferizaj kanë vdekur 7 persona kurse në Gjakovë 6. Nga 5 viktima janë shënuar në Gjilan, Fushë Kosovë, Podujevë e Malishevë.

Në Shtime, Mamushë e Leposaviq janë raportuar nga 4 viktima.

Në Drenas, Lipjan, Viti e Kacanik kanë vdekur nga 3 qytetarë. Ndërsa nga 2 viktima janë shënuar në Zubin Potok, Mitrovicë e Veriut, Istog, Suharekë, Obiliq e Skenderaj.

Ndërsa nga 1 qytetar i vdekur është raportuar në Kamenicë, Dragash e Zvecan./Kallxo.com/

Leave a Reply