Deputetja e PDK’së kërkon që të publikohen emrat e policëve që u arrestuan mbrëmë

0
369

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar pas aksionit të mbrëmshëm të Policisë së Kosovës në fshatin Karaçevë të Kamenicës. Sipas Musliut, këtë aksion duhet ta mbështesin edhe opozita, raporton Express.

Por, Musliu e ka edhe një kërkesë lidhur me këtë aksion. Ajo ka kërkuar që të publikohet identiteti i plotë i të gjithë policëve që u arrestuan mbrëmë dhe që të iu shkëputen kontratat me Policinë e Kosovës.

“Lista e pjestarëve të policisë të përfshirë në krim duhet të bëhet publike me emër e mbiemër dhe jo vetëm me iniciale. Bandat kriminale nuk duhet të mbrohen e amnestohen. Bëjeni sa ma shpejt publike identitetin e plotë të tyre dhe kontratat e tyre me Policinë të shkëputen menjëherë. Soji i tyre s’ka vend në Policine e Kosovës”, ka shkruar Musliu.https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FGanimeteMusliuOfficial%2Fposts%2F1324053701260004&width=500

Ndryshe, ky operacion që vlerësohet të jetë më i madhi i këtij lloji në Republikën e Kosovës, vjen pas një hetimi gati njëvjeçar të udhëhequr nga Prokuroria e Gjilanit, lidhur me pretendimet për veprimtari të paligjshme në atë pjesë.

Në këtë aksion janë arrestuar 33 persona, prej të cilëve 10 janë zyrtarë policorë, si dhe janë sekuestruar aparate të lojërave të fatit, rreth 120 gjedhe, si dhe gjësende të ndryshme si prova materiale, që dyshohet të jenë përdorur në aktivitete kriminale.

“Deri në lëshimin e kësaj komunikate, në lidhje me rastin janë arrestuar gjithsej 33 persona të dyshuar, në mesin e tyre 10 zyrtarë policorë, të cilët brenda afatit ligjor do të paraqiten para gjyqtarit të procedurës paraprake, janë sekuestruar aparate të lojërave të fatit, rreth 120 gjedhe, si dhe gjësende të ndryshme si prova materiale, që dyshohet të jenë përdorur në aktivitete kriminale”, ka njoftuar Prokuroria. 

Leave a Reply