Deputeti i VV’së: Haskukën e penguan nga qendra që të punojë për Prizrenin

0
369

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka pretenduar se legjislatura e kaluar e ka penguar të vazhdojë punët e komunës kryetarin e Prizrenit, Mytaher Haskukajn.

Ai këtë pohim e ka bërë në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7, teksa ka vlerësuar se Komuna e Prizrenit ka qenë më inferiore në sytë e pushtetit qendror sesa komunat e tjera, shkruan Gazeta Express.

“Z. Haskuka, Lëvizja Vetëvendosje në Prizren, është përballur me sulme më të ashpra të PAN-it, të ish-kryetarëve të PDK’së. Prizreni ka pasë luftë të ashpër edhe me institucione qëndrore, sepse në vend se ato siç kanë qenë dhe kanë bërë në komuna të tjera, t’i ketë në krahë në realizimin e projekteve, i ka pasur kundër, të cilët i kanë shkaktuar ndalesa e vonesa”, ka cilësuar Rexhaj.

Tutje, përfaqësuesi i VV’së në Kuvend ka hedhur akuza edhe ndaj opozitës në Kuvendin Komunal, duke thënë se kanë tentuar t’ia dëmtojë reputacionin Haskukës.

“Mos të harrojmë një gja, Mytaher Haskukës, kuvendarët, s’po flas të Lëvizjes Vetëvendosje, atëherë çfarë ndodhi, u humb shumica në Asamble dhe nuk kemi mundur të bëjmë as rishikim, sepse opozita nuk ka menduar, ta themi, në të mirë të qytetarit. Ju e dini që kur nuk bëhet rishikimi i buxhetit, pastaj ato para mund të kalojnë me suficit. Besoni apo jo, kemi pasur një opozitë e cila me çdo kusht është munduar të dëmtojë reputacionin e kryetarit Haskuka. Mendoj që kryetari Haskuka është përmbajtur shumë mirë, sepse përballë këtyre sulmeve nuk është e lehtë t’i dilet në krah”, ka deklaruar më tutje Rexhaj. /Gazeta Express/

Leave a Reply