Deputeti i PDK-së tregon arsyen pse nuk do ta votojnë Vjosa Osmanin për presidente

0
319

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka deklaruar se kjo parti nuk është përjashtuese, por kur është fjala për çështjen e presidentit ai thotë se nuk bëjnë kompromise për kandidatët që nuk përfaqësojnë unitet politik.

Shala tha se proceset me të cilat do të ballafaqohet Kosova në të ardhmen nuk do të jenë të lehta.

“Qëndrimi ynë tashmë është i qartë. Ne jemi parti opozitare dhe do jemi aktivë me të gjithë dimensionin e vet social, ekonomik e parlamentar, do jemi kujdestarë në raport me institucionet e shtetit. Do të bëjmë të mundurën në mënyrën më demokratike që t’i ruajmë institucionet vitale dhe pozicionin e shtetit të Kosovës në raport me gjitha ato zhvillime të cilat e presin dhe nuk janë të lehta dhe të pakta. Pra do të jemi në shërbim të qytetarit dhe të politikës e cila e mbron Kushtetutën dhe vendin tonë”, tha Shala.

“Ne kemi pasur dhe kemi komunikim me të gjitha subjektet politike. Asnjëherë nuk kemi qenë parti përjashtuese. Asnjëherë nuk kemi qenë parti që kemi diferencuar apo ndarë subjektet politike në Kosovë. Megjithatë ne jemi partia e madhe opozitare dhe presim një bashkëpunim korrekt, por varet nga zhvillimi i temave dhe pozicionet që do t’i marrin subjektet e tjera opozitare siç janë ato pas nesh”, theksoi ai.

Arsyet kryesore sipas tij që kandidatja për presidente, Vjosa Osmani, nuk e ka përkrahjen nga kjo parti është mungesa e personalitetit të unitetit që tek ajo nuk e kanë parë.

Leave a Reply