Deputeti Etem Arifi që votoi për shkarkimin e Kurtit dhe zgjedhjen e Hotit i dënuar nga Gjykata, sot shkon në burg

0
548

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Etem Arifi, i dënuar me vendim të formës së prerë për mashtrim me subvencione, sot do të shkojë në burg për ta vuajtur dënimi.

Lajmin per Sinjalin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Gjykatës në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

Siç ka thënë ajo, Etem Arifi ka kërkuar sërish që gjykata t’ia shyejë ekzekutimin e dënimit, por kërkësa i ishte refuzuar si e pabazuar para disa ditësh.

Arifi është dashur që më 9 mars të shkonte për vuajtje të dënimit prej 1 viti e 3 muaj, mirëpo kishte paraqitur kërkesë me të cilën e kishte shtyrë ekzekutimin e dënimit për 2 muaj.

Leave a Reply