Dëmtohet e vjedhet Pika e Vrojtimit në Prizren

0
544

Më 12 prill të këtij vitit autoritetet komunae të Prizrenit kishin përuruar projektin e Pikës së Vrojtimit në afërsi të fshatit Jabllanicë.

Ishte cilësuar si projekt që i ka shërbyer zhvillimit të turizmit, gjegjësisht krijimit të një destinacioni të ri turistik në natyrë, përmes të cilit ofroheshin pamje të bukura të Prizrenit.

Por, ende pa u bërë nëntë muaj nga përurimi i këtij projekti, pjesët kryesore të pikës vrojtuese janë dëmtuar e vjedhur. Madje, këtë e ka konfirmuar edhe deputeti i Listës “GUXO”, Haxhi Avdyli, i cili ka thënë se prona e përbashkët e veçanërisht atraktsionet turistike do të duhej të ruheshin nga të gjithë.

“Pika e vrojtimit të qytetit nga Kodra mbi Prizren, dikur e promovuar si atraksion turistik qenka demoluar e vjedhur. Prona e përbashkët e veçanërisht atraksionet turistike do duhej të ruheshin nga të gjithë. Fatkeqësisht ka qytetarë që në shpirt kanë vandalizmin. E vështirë që policia të ruante 24 h asetet si këto nga vandalët e papërgjegjshëm që nuk shohin më larg se hunda tyre.( 2 fotot e fundit nga arkiva)”, ka thënë Avdyli.

Ju kujtojmë se ky projekt Komunës së Prizrenit i ka kushtuar rreth nëntë mijë euro./04 Online

Leave a Reply