Demaliaj: Gjysma e kandidatëve për deputetë nga VV-ja janë të dënuar nga gjykata

0
31

Kandidati për deputet nga AAK, Shkumbin Demaliaj ka theksuar se thuajse në të gjitha partitë ka njerëz me aktakuza dhe të dënuar.

Sipas tij, VV ka më së shumti në Listën Zgjedhore, derisa nuk e ka përjashtuar edhe PDK-në.

Ky reagim i Demaliajt vjen, pas kritikave të shumta që i janë bërë AAK-së për përfshirjen e tij dhe të disa kandidatëve tjerë në Listë zgjedhore, pas që janë të akuzuar nga Prokuroria e Shtetit.

Reagimi i plotë i Demaliajt:

Të dashura Media..!!
Të dashur qytetarë..!!

Meqë jemi në pragë të zgjedhjeve dhe po flitet shumë për akuza dhe aktakuza..!!

A e dini se gjysma e Listës së Kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Vetvevendosje janë persona të dënuar nga gjykatat e Kosovës
Dhe atë për secilin me shumë vepra penale..!!
Dhe asnjerit ende nuk i kanë kaluar afatet e kohës së dënimit me kusht.!!

Pra a është e drejt të flitet gjithë ditën për 3 a 4
persona si të dyshuar apo duhet të merreni me nji listë të gjatë të personave të dënuar me aktgjykim ..!!

Më falni se isha duke harruar se edhe PDK e kishte një listë atë supermenin e Ferizajit që me veturë e ka pas rrutulluar komplet Veternikun dhe se ka luajtur me vite me Drejtësinë tonë..!!

Respekt për ju.!!
Mos harroni jemi në komunikim..!!

Leave a Reply