Dell: Hyseni intervenoi natën te unë që ta bind Thaçin të mos dalë nga koalicioni

0
66

Diplomati amerikan tani i pensionuar, Christopher Dell i cili ka shërbyer si ambasador në Kosovë gjatë viteve 2009-2012 në një intervistë për Oral History Kosova ka treguar për përplasjet e politikanëve në Kosovë sa ai ishte në shërbim.

Dell ka rrëfyer rastin kur Hashim Thaçi ishte kryeministër në vitin 2009 dhe PDK kishte paralajmëruar se do ta prishte koalicionin me LDK’në.


“E kujtuj një incident në nëntor 2009, kur Thaçi paralajmëroi prishjen e koalicionit. Ishte natë, dhe Skender Hyseni më telefonon duke më thënë duhet të flasësh me Thaçin. Unë iu thashë kjo është politikë e koalicionit dhe nuk ju duhem unë dhe refuzova të ndihmoj”, ka treguar Dell.

Ish-ambasadori ka folur edhe për kohën kur është bërë demarkimi i kufirit mes Kosovës dhe Maqedonisë.

Dell ka përmendur një rast kur e ka telefonuar ish-presidentin Fatmir Sejdiu për ta pyetur se pse nuk po e aprovon zgjidhjen e çështjes së kufirit, teksa Sejdiu iu kishte përgjigjur se nuk e kanë njoftuar për asgjë.

“Kur u bë demarkimi, dhe palët u pajtuan unë isha duke udhëtuar për në Pejë, tani nuk më kujtohet se kush më kishte telefonuar dhe më tha se po presim që të zgjidhim këtë problem por presidenti nuk është këtu. I thashë si po mendon nuk është këtu. E thirra presidentin Sejdiu dhe I thashë çfarë po ndodhë, më tha se askush nuk më ka treguar. Zoti president duhet të shkosh në shkollë sot dhe në klasë dhe duhet të bësh çfarë duhet të bësh”, ka thënë Dell.

Ai ka rrëfyer edhe një rast kur Hashim Thaçi kishte vizituar sëbashku me të një fermer serb në Lipjan, dhe pas kësaj Thaçi kishte kërkuar që t’ia siguronin atij një traktor.

“E mbaj mend së bashku me Hashim Thaçin vizituam një fermer serb në Lipjan të cilët e mikpritën me raki dhe pas vizitës Thaçi u tha sigurojani një traktor. Ishte politikë sikur shitblerje me pakicë”, ka thënë ai./GazetaExpress/

Leave a Reply