Del harta se ku mund të bjerë raketa kineze, Shqipëria brenda saj

0
191

Radarët për përcjelljen e vendndodhjes së objekteve në hapësirë janë duke e vëzhguar në hollësi lëvizjen e raketës kineze “Long March 5B”, e cila pritet të bjerë në Tokë të shtunën ose të dielën.

Kthimi i kësaj rakete në atmosferën e Tokës është i pakontrolluar. Me peshë 18-tonëshe, ajo është një ndër objektet më të rënda në dekadat e fundit që ka lëvizje të lirë dhe të pakontrolluar në atmosferë, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Rënia e saj në sipërfaqen e Tokës mund të ndodhë këtë fundjavë. Transmetuesi publik britanik, duke cituar një faqe që merret me të dhënat rreth orbitës së Tokës në bazë të satelitëve, ka publikuar një hartë me zonat ku mund të bjerë raketa.

Burimi: BBC

Harta është mjaft e gjerë dhe në të nuk përcaktohet ndonjë lokacion i përafërt. Ajo përfshin tërë sipërfaqen tokësore dhe ujore të planetit tonë nga gjerësitë gjeografike prej 41.5 shkallësh në veri deri në 41.5 shkallë në jug.

Më saktësisht, në zonën ku raketa mund të bie përfshihen: territori i plotë i Afrikës, pjesa jugore e Azisë, jugu i Evropës, pothuajse tërë territorin e Australisë, pjesën më të madhe të Amerikës Jugore, pjesën më të madhe të Shteteve të Bashkuara dhe Amerikën e Mesme.

Burimi: BBC

Në këtë zonë përfshihet edhe pjesa qendrore dhe jugore e Shqipërisë dhe një pjesë e Maqedonisë, por jo edhe Kosova.

Leave a Reply