Dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

0
97

Qytetarët e Kosovës sot vendosin për kryetarët e ardhshëm të komunave dhe për përfaqësuesit e tyre në Kuvendet Komunale.

15:00 – Deri në orën 15:00 në Kosovë kanë votuar 27.43 për qind e apo 365 mijë e 334 qytetarë raporton Gazeta Express.

12:20– Duke u mbështetur në të dhënat e KQZ’së, në vend deri në këtë kohë kanë votuar 154 mijë e 872 qytetarë.

Komunat me shumicë serbe vazhdojnë të prijnë për daljen më të madhe në votime.

Sipas raportimeve të vëzhguesve të Demokracisë në Veprim (DnV) procesi i votimit deri në mesditë po shoqërohet me pjesëmarrje të ulët të qytetarëve në votim, me përjashtim të komunave në veri të vendit, ku mesatarja e daljes është 3 herë me e lartë krahasuar me komunat tjera.

11:00 – Duke u mbështetur në të dhënat e KQZ’së, në vend deri në orën 11:00 kanë votuar 8.24 për qind e qytetarëve apo 73 mijë e 928 që kanë të drejtë vote, raporton Gazeta Express.

Për nga përqindja e daljes në zgjedhje kryesojnë komunat me shumicë serbe.

Në Komunën e Mitrovicës së Veriut deri tani kanë votuar 30.96 për qind e qytetarëve, apo 5 mijë e 486 qytetarë.

Në Zveçan kanë votuar deri tani 29,42 për qind e qytetarëve apo 2 mijë e 24 qytetarë.

Në Leposaviq kanë votuar 20,49 për qind e qytetarëve apo 1 mijë e 696 qytetarë.

Në Novëbërdë kanë votuar 15.74 për qind e qytetarëve apo 1 mijë e 474 qytetarë

Ndërsa, në komunën e Prishtinës deri tani kanë votuar 14 mijë e 568 qytetarë apo 8,70 për qind.

Kujtojmë që për këto zgjedhje lokale të drejt vote kanë 1 885 448 persona, derisa sot hapen 883 vendvotime.

Ndërkohë, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve janë certifikuar 89 subjekte politike, prej të cilave janë: 32 parti politike, 1 koalicion, 33 iniciativa qytetare dhe 23 kandidatë të pavarur.

Leave a Reply