Dalin shtesat për muajin tetor për 86 mijë fëmijë përfitues

0
345

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka njoftuar se kanë ekzekutuar pagesat e shtesave për fëmijë, për rreth 86 mijë përfitues, për muajin tetor.

Murati ka theksuar se kanë pasur enorm aplikimesh.

“Pas zgjerimit të masës për shtesat e fëmijëve, kemi pasur një fluks enorm aplikimesh. Dhe sot më në fund, pas validimeve të nevojshme, është ekzekutuar pagesa e shtesave për fëmijë, për rreth 86 mijë përfitues, për muajin tetor”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndryshe, të gjitha nënat që kanë lindur fëmijë nga 1 janari i vitit 2015 mund të aplikojnë për shtesa për fëmijë.

Për të aplikuar për Shtesa për Fëmijë referojuni vegëzës në vijim: 

https://ekosova.rks-gov.net/Security/Index

Leave a Reply