Dalin negativë në ritestim disa persona që të mërkurën rezultuan pozitivë me koronavirus në Kosovë

0
494

Për pak orë dallim, dy drejtorë klinikash në QKUK këtë javë kanë rezultuar pozitivë me virusin Covid-19. Megjithatë, të dy pas ritestimit janë konfirmuar negativë.

Shemsi Veseli, drejtor i Klinikës së Biokimisë, është testuar të mërkurën për shkak që dikush nga stafi i klinikës ka rezultuar pozitiv. Njëjtë kishte rezultuar edhe testi i tij, raporton KTV.

Ai ishte izoluar, por thotë se ka qenë i sigurt që rezultati nuk ishte i saktë.

Venera Berisha-Muharremi është drejtoreshë e Klinikës së Endokrinologjisë në QKUK. Të mërkurën në Facebook ajo ka njoftuar se është konfirmuar pozitiv me virusin Covid-19.

Pasi familjarët e saj kanë rezultuar negativë, Berisha-Muharremi është ritestuar. Kësaj radhe rezultati i saj ka qenë negativ.

Siç e ka të konfirmuar televizioni, janë edhe disa raste të tjera të testimeve të së mërkurës, të cilat fillimisht kanë dalë pozitive dhe pastaj mostrat që janë marrë për ritestim kanë rezultuar se nuk janë të infektuara me Covid-19.

Në fillim të javës është raportuar po ashtu për një rast në Pejë, që fillimisht pati dalë pozitiv e pas ritestimit ka rezultuar negativ.

Leave a Reply