Bytyçi: Rrugët e Prizrenit, pa përkujdesje institucionale!

0
368

Koordinatori i PDK-së në Prizren, Jeton Bytyçi ka reaguar për gjendjen e rrugëve në qytet.

Bytyçi ka thënë se rrugët e Prizrenit janë pa përkujdesje institucionale.

Reagimi i plotë i Bytyçit:

Gjendja e rrugëve në Komunën e Prizrenit, është si mos më keq. Kjo gjendje e rënduar në infrastrukturë, nuk mbahet në mend për të keq, që nga pas lufta në Kosovë.
Këto fotografi gjinden në qendër, mu në zemrën e qytetit. Deri sa kjo gjendje e rënduar është në brendësi të qytetit, paramendojeni se si janë rrugët në lagje dhe për më keq në fshatrat e Prizrenit.
Pyetje publike për Drejtorin e Shërbimeve Publike: A e dini rëndësinë e dikasterit që e udhëheqni, apo mendoni se duke qëndruar pjesën më të madhe të kohës nëpër kafiteri, do i zgjidhni problemet e shumta në infrastrukturën e komunës sonë?
Në fakt: Gjendja në komunën tonë, në këtë mandat qeverisës, të udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje në Prizren dhe “Kryetari” z. Mytaher Haskuka, është katandisur në çdo segment të saj, dhe ka regres të theksuar, por ka edhe kthim të madh prapa, zhvillimi i qytetit të Prizrenit.
Në tetor të këtij viti, qytetarët e Komunës së Prizrenit, duhet që përmes votës së lirë dhe demokratike, ta ndëshkojnë këtë pushtet të dështuar, abuzues, por edhe të inkriminuar në krim dhe korrupsion.

hajnatnëburg
May be an image of road
May be an image of road

Leave a Reply