Bytyçi: Lëvizja Vetëvendosje në Prizren ka mungesë të kuadrove

0
449
Jeton Bytyçi - Koordinator i PDK-së në Prizren

Koordinatori i PDK-së në Prizren, Jeton Bytyçi e ka kritikuar pushtetin lokal të udhëhequr nga LVV-ja në këtë komunë.

Bytyçi ka thënë se LVV-ja ka dëshmuar se ka mungesë të kuadrove, duke e ndërlidhur emërimin e Nora Kelmendit në drejtorinë për Kadastër dhe Gjeodezi.

Reagimi i plotë i Koordinatorit të PDK-së në Prizren, Jeton Bytyçi:

“Trafikimi” i zyrtarëve nga qytetet tjera, nga “Kryetari” i Komunës së Prizrenit z.Mytaher Haskuka, tregon që Lëvizja Vetëvendosje në Prizren, ka mungesë të kuadrove.

Edhe një herë, kjo formë e veprimit nga kryetari në ikje, tregon “seriozitetin” e tij, se si i’u ka çasur, mënyrës së përzgjedhjes së kuadrove lokale, ku Prizreni ka me bollëk, sespe qyteti ynë njihet dhe vlerësohet për kuadro, në të gjitha fushat dhe profesionet e ndryshme.

Nisur nga vet fakti që i gjithë mandati z.Mytaher Haskukës po i shkon si turist, emërimi i fundit i drejtoreshës në Drejtorinë për Gjeodezi dhe Kadastër, tregon haptas se Myta prioritet i ka turistët nga Prishtina, e jo kuadrot nga Prizreni.

Nuk dua ta paragjykoj profesionalizmin e Drejtoreshës znj.Nora Kelmendi, mirëpo për shkak të keq-qeverisjes, ajo nuk i din problemet e shumta me të cilat ballafaqohet Komuna e Prizrenit, e ku shumë dyshoj në zgjidhjen e tyre të grumbulluara në këto 3 vite qeverisje, të udhëhequr nga LVV-Lëvizja Vjedhëse dhe Vrasëse”, ka thënë Bytyçi./04 Online

Leave a Reply