Bresa: Kontributi im do të jetë në fushën e arsimit, sportit, kulturës dhe mjedisit

0
95

Ngadhnjesa Bresa është kandidate e Listës “GUXO” e cila garon në zgjedhjet e 17 tetorit në listën e LVV-së në Prizren.

Bresa është zotuar se do të kontribuojë për të ngritur zërin rreth fushës së arsimimit të digjitalizuar, sportin gjithëpërfshirës, në kulturë, art, muzikë, shëndetësi e mjedis.

Postimi i plotë:

Jam Ngadhnjesa Bresa, kandidate e Masterit-gjuhësi Angleze, vij nga “Guxo” brenda listës Vetëvendosje me numër 33 – për Kuvend Komunal të Prizrenit. Në cilësi kuvendareje do të jem zëri arsyes së artikular në përputhje me gjendjen faktike në shoqëri, me fjalë të tjera, do të bashkëpunoj me të gjithë grupet e interesit – me theks rininë duke mbeshtetur ide inovative. Dua të theksoj se besimin e qytetarëve do ta marr si amanet për të fuqizuar konstruktivitetin, transparencën, e sidomos llogaridhënjen si kujdestaruese e të gjithë kërkesave sublime.
Në cilësi kandidateje, çështjet që do t’i ngris janë: Arsimim të digjitalizuar, sport gjithëpërfshirës, kulturë, art, muzikë udhë-lidhëse e tradicionales-moderne, shëndetësi konformë kërkesave të qytetarëve, mjedise të pastërta si dhe turizëm bazuar në vlera autentike (kulturo-historike) me potencë, eko-turizëm.
Votues të mi,
Guximshëm do ushqej vlerën si pikënisje drejt suksesit të pikëtuar!
Guximi është vlerë, hezitimi është dështim, Unë jam për të parën, po Ju?
“Besoni të Vërtetën”

Leave a Reply