Brenda 24 ore 79 aksidente, prej tyre një me fatalitet, mbi 1700 tiketa trafiku e 39 të arrestuar

0
417
Foto: Ilustrim

Pavarësisht apeleve të Policisë së Kosovës për kujdes të shtuar në trafik, aksidentet po vazhdojnë të shënojnë rritje, kështu bëhet e ditur edhe përmes raporteve ditore të policisë.

Të mërkurën në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 79 aksidente trafiku, ku fatkeqësisht një aksident ka përfunduar me fatalitet, raporton SuharekaOnline.

Ndërsa, 30 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 48 të tjera me dëme materiale.

Gjithashtu, brenda 24 ore policia ka shqiptuar edhe 1739 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion.

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 ore janë arrestuar 39 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, ku 22 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 6 të tjerë janë në vuajtje të dënimit.

Leave a Reply