Bobaj: Pulsi më datë 17-të duhet të jetë 144

0
1802

Pulsi më datë 17-të duhet të jetë 144, kështu ka deklaruar Ramë Bobaj, kandidat i LVV-së për Asamblenë Komunale të Prizrenit.

Bobaj, ka falënderuar të gjithë përkrahësit përgjatë kohës së fushatës, derisa i ka bërë thirrje që më 17 tetor të votojnë Mytaher Haskukën për kryetar të Prizrenit, e poashtu edhe atë për asamble.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetar, të dashur aktivist.
Pulsi më datë 17-të duhet të jetë 144✅
Për kto 1 muaj fushat gjeta shumë dashuri shumë respekt e shumë vullnet në mesin tuaj.
Ishte e mrekullueshme për mua ti takoj qindra e mijëra të rinjë e pleq, gra e burra, me shumë shpresë e me shumë entuziasëm të fitores tonë që do ta kurorëzojmë të dielën më 17-të tetor.
Jam falënderues me mijra herë që gjetëm koh të ndajmë brengat dhe preokupimet tona, të shkëmbejmë ide dhe të rekomandojmë shumë gjëra të mira që do vazhdojmë ti punojmë në të ardhmen.
Ju ftoj edhe një her që më datë 17-të tetor ditë e diel, të nisemi drejt kutive të votimit e të dalim sa më shumë për ta përcaktuar fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje!
T’i japim shpresën, ti japim guximin, ti japim zhvillimin Prizrenit!
Të dielën votojmë të gjithë numrin 144✅
Na priftë e mbara e mos u ndalni minutë e orë, shtëpi për shtëpi, lagje për lagje që t’ia bëjmë Lëvizjes Vetëvendosje! fitorën sa më madhështore!
Me shumë dashuri e me shumë zemër 22-shi i juaj 22-shi i Prizrenit.
Mytaher Haskuka 144✅
Ramë Bobaj 22✅

Leave a Reply