Blerim Latifi e ‘dekonspiron’ shefin e tij: Ja kush qëndron prapa fushatës së Kadri Veselit kundër korrupsionit

0
49

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës [PDK] për deputet Blerim Latifi, në statusin e tij të fundit në Facebook ka treguar publikisht se qëndron prapa platformës së ndërtuar kundër korrupsionit, e që po promovohet nga shefi i tij i partisë, Kadri Veseli.

Latifi ka thënë se kjo platformë për çrrënjosjen e fenomenit të korrupsionit nga shteti, “nuk është platformë elektorale, e bërë ad hoc.”

Më tej, ai ka shtuar se ndërtimi i saj ka marrë ditë e muaj kohë.

“Si këshilltar politik i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, sot ndihem krenar që kam dhënë kontributin tim në ndërtimin e kësaj platforme.” – ka shkruar Latifi.

Më tej, ai ka thënë se Kosova aktualisht ka dy armiq të rrezikshëm, Serbinë nga jashtë dhe korrupsionin sistematik nga brenda.

Ky është statusi i tij i plotë:

Platforma për çrrënosjen e fenomenit të korrupsionit nga shteti, nuk është një platformë elektorale, e bërë ad hoc. Është një platformë e ndërtuar në harkun kohor të shumë ditëve e muajve. Si këshilltar politik i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, sot ndihem krenar që kam dhënë kontributin tim në ndërtimin e kësaj platforme. Aktualisht Kosova ka dy armiq më të rrezikshëm : Serbinë jashtë dhe korrupsionin sistematik brenda. Duke e forcu shtetin dhe sundimin e ligjit ; duke e kthy shtetin në shërbim të njerëzve të mirë e të ndershëm të Kosovës, ne kemi me ia dalë me i thy këta dy armiq.

Leave a Reply