Bie numri i rasteve të infektuara me COVID-19, 433 raste aktive

0
307

Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19 në Gjilan, ka mbajtur sot takimin e radhës të udhëhequr nga nënkryetari, Arbër Ismajli, për vlerësimin e situatës për dy ditët e fundit dhe vlerëson se ka një rënie të infeksionit dhe apelon për kujdes maksimal.

Ismajli ka njoftuar se Gjilani aktualisht ka rënie të rasteve aktive dhe po punohet vazhdimisht që sa më pak të infektuar të ketë në Komunën e Gjilanit dhe kjo sipas tij mund të arrihet vetëm me bashkëpunimin maksimal dhe me respektimin e masave mbrojtëse, duke mos u grumbulluar dhe duke mbajtur distancën sociale.

“Infeksioni vazhdimisht po shënon rënie dhe në bazë të kësaj duhet që masat mbrojtëse dhe distance sociale të respektohen edhe më tutje, si e vetmja mënyrë e lehtë që ndihmon në mospërhapjen e virusit. Sot në të dhënat zyrtare kemi 433 raste aktive, 69 persona janë në hospitalizim”, ka thënë nënkryetari Ismajli.

Pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 20121 mostra, 6223 kanë rezultuar pozitivë, 5654 janë shëruar, 136 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 433 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID janë 69 dhe 30 mostra në pritje për rezultat.

Leave a Reply