Bie numri i pacientëve të shtrirë me COVID-19 në Spitale

0
290
Foto: Ilustrim

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se është shënuar ulje e madhe e numrit të pacientëve që po trajtohen nga COVID-19.Sipas njoftimit, në QKUK dhe shtatë spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 184 pacientë të prekur me COVID-19, prej të cilëve 17 janë në gjendje të rënduar dhe 217 nën asistim të oksigjenoterapisë.

“Në QKUK janë të shtrirë 152 pacientë, 8 prej tyre në gjendje të rënduar, 93të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 127 me oksigjeno-terapi. Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave. Klinika Infektive, 59 pacientë. Klinika Infektive II ( mjekësia sportive), 16 pacientë.

Klinika e Pulmologjisë, 66 pacientë. Mjekimi Intensiv -COVID, 7 pacientë + 1 në Repartin Intensiv në Klinikën Infektive. Klinika e Pediatrisë, 2 pacientë. Klinika e Gjinekologjisë, 2 pacientë”, thuhet ndër të tjera në njoftim.Kurse, në Spitalet e Përgjithshme janë duke u trajtuar 91 pacientë me COVID-19 prej të cilëve nëntë janë në gjendje të rënduar kurse 90 me oksigjenoterapi.

Leave a Reply