Bie edhe Telegrami, pas vërshimit të përdoruesve të rinj

0
26

Aplikacioni i mesazheve Telegram po përballet me probleme pasi përdoruesit e WhatsApp dhe Messenger kanë vërshuar tek ai gjatë ndërprerjes globale.

Mijëra përdorues të rinj janë regjistruar në Telegram në të njëjtën kohë, duke bërë që aplikacioni i tyre të ngadalësohet ndjeshëm, raporton Independent.

Llogaria zyrtare e Telegram në Twitter e quajti atë si “migrimi i madh nga aplikacioni i gjelbër në këtu” pasi shpjegoi çështjet me të cilat po përballej.

WhatsApp, Instagram dhe Facebook, të cilat janë në pronësi të Facebook, ndaluan së funksionuari rreth orës 5 pasdite.

“Ne po punojmë për t’i kthyer gjërat në normalitet sa më shpejt që të jetë e mundur dhe kërkojmë falje për çdo shqetësim”, thuhet në reagimin e Facebook në Twitter./Indeksonline

Leave a Reply